Ronaldo, lojtari i parë në histori që fiton 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve
Cristiano Ronaldo vazhdon të ndjekë rekordet në Ligën e Kampionëve.
Ai ka shënuar 121 herë në këtë kompeticion dhe ka dhuruar 38 asistime, llogaritur këtu edhe pasimi që dha drejt Mandzukic mbrëmjen e djeshme ndaj Valencias.
Megjithatë, portugezi bëhet futbollisti i parë që arrin të fitojë 100 takime në Champions. Një shifër e jashtëzakonshme po të mendosh që ka shumë futbollistë që nuk i kanë luajtur kaq takime në kompedicionin më të madh për klube në Europë. Për krahasim, Ronaldo ka fituar po aq ndeshje sa ka luajtur gjithsej në Champios Andri Shevçenko. /IndeksOnline/
1⃣st player to claim ? @ChampionsLeague victories!
Well done @Cristiano??? pic.twitter.com/oMIGa6yuW8
— FIFA.com (@FIFAcom) November 27, 2018