15:53 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ronaldo me “Bugatti” 8 milionë euro, hiç më keq nuk e len as Georgina … stolitë e saj janë alamet shtrenjtë!

Çifti i famshëm Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrigues po bëjnë një jetë tejet luksoze.  

Derisa futbollisti i famshëm i ka bërë vetës dhuratë një veturë “Bugatti”, në vlerë 8 milionë euro, hiç më keq me dhurata nuk qëndron as partnerja e tij Georgina.

E veshur me një fustan për trupi, që i shkon për shtati ajo duket në formë të shkëlqyer, shkruan IndeksOnline.

Por, më shumë bien në sy stolitë e saj të shtrenjta, të cilat kanë çmime marramendëse.

Ronaldo dhe Rodrigues tash e sa vite po jetojnë një romancë, ku krahë njëri-tjetrit duken kaq çift perfekt! /IndeksOnline/