10:04 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo, më i miri në histori? Kjo është përgjigja e Xavit

Xavi Hernandez ka analizuar ‘El Clasicon’ në një intervistë për Mundo Deportivo.

Ai nuk heziton të thotë se ish skuadra e tij është favorite për këtë ndeshje.

Estetika e futbollit të Barcelonës? “Cka nëse do të Barça do të kishte humbur tri ndeshje dhe do të luante mirë, çfarë do të thoshin? Rezultati është jetik, është shumë i rëndësishëm, gjithçka mund të përmirësohet, por Barça është në një formë shumë të mirë” .

Messi? “Ai është ‘njeri kyç i Madridit’ në 10 apo 15 vitet e fundit, Madridi vuan shumë, Madridi dhe çdo ekip, por sidomos Madridi dhe Bernabeu ka shumë respekt për Messin sepse ai ka bërë diferencën vitet e fundit, ku ka shënuar gjithmonë gola dhe është në gjendje të bëjë atë që ai dëshiron” .

Cristiano Ronaldo, më i miri në histori? ” Ai është Cristiano, është karakteri i tij që ka bërë të fitoj 5 topa të artë, është diçka që e karakterizon, ai beson, ai ka barazuar Messin me topa të artë, e cila është e paimagjinueshme për ata që besojnë në një futboll më kolektiv. Une mendoj që Messi është lojtari më i mirë në histori, por Cristiano gjithashtu ka merita për atë që ka bërë. Ai mendon se është më i miri në botë, ai beson se është më i miri në histori dhe ky karakter kaq pozitiv për të, fitues, e bën atë që të fitoj shumë, por për mua nuk qëndron ashtu.” . /IndeksOnline/