23:15 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo merr avokat atë që i shpëtoi të famshmit, Tyson, O’Neal, Agasi

Cristiano Ronaldo e ka angazhuar si avokat mbrojtës në akuzat për dhunimin e një femre, avokatin amerikan, David Chesnof. Kjo nuk është hera e parë që avokati është në qendër të vëmendjes.

Në të kaluarën, Chesnof ka patur klientë të famshëm si Shaquille O’Neal, Mike Tyson e Andre Agasi.

Poashtu, i njëjti ka mbrojtur edhe njerëz të famshëm të fushave të ndryshme si, Bruno Mars, Leonardo DiCaprio, Paris Hilton, Jamie Foxx dhe anëtarët e familjes së Michael Jackson.

Firma ligjore Chesnoff & Schonfeld ka zyrën e saj të regjistruar në Las Vegas dhe është një nga më të njohurat në SHBA.

Chesnoff do të jetë gjithashtu gati të kërkojë një kompensim të konsiderueshëm për dëmin e imazhit që po kalon kampioni portugez./Indeksonline/