20:35 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ronaldo mungon në ndeshjen e nesërme, kjo është arsyeja

Juventus do të përballet nesër me Brescian në kuadër të javës së 24-të në Serie A.

Ndërsa, korrespodenti i Juventusit për gazetën Goal, Romeo Agresti ka konfirmuar mungesën e Cristiano Ronaldos.

35 vjeçarit do t’i jepet pushim, pas shumë ndeshjeve të luajtura.

“Ronaldo nuk është i ftuar për JuveBrescia, koha për pushim” u shpreh në Twitter gazetari Agresti./Indeksonline/