17:32 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Ronaldo ndryshon “look”, si të kishte dalë nga burgu

“Suksesi në jetë nuk matet me atë që arrini, por me pengesat që kapërceni”. Ky është mesazhi shoqërues i një videoje, në të cilën shfaqet Cristiano Ronaldo duke u ushtruar mbi një biçikletë force.

Aty konstatohet edhe diçka tjetër, se ylli portugez ka ndryshuar “look”. Konkretisht, i ka prerë flokët shumë shkurt, si të ketë qenë në burg dhe jo në karantinë!!!

Veç të tjerash, të gjithë fansat e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” kuptojnë se 35-vjeçari është mirë, stërvitet pa kufizime në kushtet e shtëpisë.

Ndërkohë, ai është në pritje për të parë nëse mund të luajë në ndeshjen madhështore të Champions-it, Juventus-Barcelona, e planifikuar në “Allianz”, të mërkurën e ardhshme. /IndeksOnline/