11:33 / E Martë, 05 Korrik 2022 / C E

Ronaldo nuk shkon në stërvitje, largimi nga Manchesteri i sigurt

Cristiano Ronaldo nuk shkon në stërvitje për herë të dytë radhazi.

Lojtarët e Manchester United do të duheshin të ishin në Carrington të hënë, por portugezi nuk u paraqit me disa arsye familjare të përmendura.

Aktualisht është e paqartë se kur do të kthehet Ronaldo, me United që planifikojnë për t’u larguar të premten për turneun e tyre në Tajlandë dhe Australi, shkruan Indeksonline.

Athletic raportoi gjatë fundjavës se Ronaldo do të donte të largohej nëse United merr një ofertë të përshtatshme këtë afat kalimtar.

Bashkëpronari i Chelseas, Todd Boehly u takua me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes për të diskutuar situatën e tij dhe idenë e kalimit të tij në Chelsea.

Bayern Munich mendohet gjithashtu të jetë interesuar për situatën e tij, ndërsa Napoli kuptohet se është i interesuar.

Në anën tjetër duket se United nuk dëshiron ta humbas lojtarin gjatë kësaj vere.

Ronaldo ka 12 muaj të mbetur në kontratën që nënshkroi kur u bashkua me United verën e kaluar nga Juventus. Ka gjithashtu një opsion në kontratën e tij për një vit të mëtejshëm.

Ai shënoi 24 gola në të gjitha kompedicionet sezonin e kaluar, duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i United, por nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte ata të kualifikoheshin në Ligën e Kampioneve.

Mungesa e futbollit të Ligës së Kampioneve këtë sezon dhe vendosmëria për të luftuar për trofe mendohet të jenë pjesë e arsyetimit prapa dëshirës së tij për t’u larguar. /IndeksOnline/