11:15 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / Gj. Sh

Ronaldo padit Juventusin, kërkon 20 milionë euro

Cristiano Ronaldo ka vendosur të vazhdojë me veprime ligjore kundër Juventusit për pagat e papaguara.

Ylli portugez, i cili kaloi tre vjet në Torino – po kërkon t’i paguhen 19.9 milionë euro neto që iu premtua nga klubi kur pranoi të shtynte pagat e tij gjatë muajve të parë të pandemisë së Covid-19.

Këto paga të shtyra janë pjesë e ‘manovrave të pagave’ tashmë famëkeqe të Juventusit, të cilat janë objekt i çështjes ligjore Prisma në vazhdim, raportojnë mediat italiane.

Pasi kërkoi dokumentet përkatëse nga Prokuroria Publike e Torinos, Ronaldo tashmë ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj Juventusit, duke i shkaktuar një tjetër dhimbje koke Zonjës së Vjetër.

Leonardo Bonucci gjithashtu filloi kohët e fundit një veprim ligjor kundër klubit, duke kërkuar dëmshpërblim pasi ai u bllokua në mënyrë joceremonike nga skuadra e Massimiliano Allegrit.

Paulo Dybala, nga ana tjetër, ka arritur një marrëveshje me Juventusin për rreth tre milionë euro që i kishte borxh. Ai tani ka hequr dorë nga padia e tij në lidhje me kompensimin përmos vazhdimin e kontratës së tij pas marrëveshjes fillestare verbale.