08:31 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ronaldo paralajmëron pensionimin: Mund ta lë futbollin në këtë kohë

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mbetet i pasigurt kur do të dalë në pension, duke thënë se mund të jetë vitin e ardhshëm ose ai mund të luajë dero në të 40-tat e tij.

Ronaldo, 34 vjeç, ka vazhduar të shkëlqej pasi u bashkua me Zonjën e Vjetër vitin e kaluar, duke shënuar 28 gola në 43 ndeshje në të gjitha garat dhe duke ndihmuar gjigantët italianë të fitojnë një tjetër titull në Serie A në sezonin 2018-19.

Por, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë është i pasigurt kur do të ndalojë së luajturi, megjithëse ai ka menduar se mund të mos jetë larg.

Ylli portugez ka deklaruar se mund t’i varë këpucët në gozhdë vitin tjetër, por mund të luaj edhe deri në të 40-tat.

“Unë nuk mendoj për këtë [pensionimin],” ka thënë fillimisht Ronaldo për TVI të martën mbrëma.

“Ndoshta unë mund të largohem nga karriera ime vitin tjetër … por mund të luaj gjithashtu deri në 40 ose 41 vjet”.

“Nuk e di. Ajo që unë gjithmonë them është të shijoj momentin”.


“Kjo dhuratë është e shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdoj ta shijoj”, përfundoi ylli i Juventusit.