21:36 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / C E

Ronaldo po e “shkelë” Interin në pjesën e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Juventusi është duke fituar në këtë sfidë me rezultat 1-2, shkruan Indeksonline.

Golin e parë e shënoi Lautaro Mrtinez në minutën e nëntë të ndeshjes.

Për Juventusin dy gola i shënoi Ronldo. Portugezi fillimisht shënoi në minutën e 26-të nga penalltia dhe më pas në minutën e 35-të. /IndeksOnline/