21:54 / E Premte, 29 Shtator 2023 / Gj. Sh

Ronaldo shënon dhe asiston në fitoren e Al Nassr (VIDEO)

Cristiano Ronaldo po vazhdon me formë fantastike në kampionatin arab.

Sulmuesi portugez sonte ka shënuar një gol dhe ka asistuar në fitoren 2-1 të Al Nassr në ndeshjen ndaj skuadrës Al Taee, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Saudi Pro League, shkruan IndeksOnline.

Fillimishtt Ronaldo asistoi te goli i Taliscas në minutën e 32-të.

Në minutën e 79-të, Ronaldo shënoi golin e dytë për Al Nassr, duke u treguar i sakt nga penalltia, gol ky i cili i solli fitoren skuadrës së tij.

Pas javës së tetë Al Taee renditet në vend të 12-të me shtatë pikë, teksa Al Nasrr ngjitet në vend të tretë me 18 pikë./IndeksOnline/