22:25 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ronaldo shënon përsëri, Juventus “lokomotiva” e Serie A

Juventus po vazhdon me formën e mirë në Serie A.

Kampionët në fuqi kanë fituar si mysafir të Frosinones me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së pestë të Serie A.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 81-të.

Rezultatin e dyfishoi Bernandeschi në minutat shtesë të ndeshjes.

Juventus tani ka 15 pikë në pesë ndeshje, tri më shumë se Napoli që është e dyta. /IndeksOnline/