15:15 / E Enjte, 28 Mars 2024 / G T

Ronaldo shfaqet në veturë të re, kap vlerën e 2.5 milionë eurosh

Cristiano Ronaldo ka shtuar në koleksionin e tij një veturë luksoze.

Futbollisti i Al Nassr mbrëmë është parë me Ferrari që kap vlerën e 2.5 milionë euro, shkruan Indeksonline

Lojtari i Kombëtares së Portugalisë u shfaq në Arabinë Saudite me një super makinë, menjëherë pas kthimit nga ndeshjet miqësore me shtetin e tij.

Siç raportohet në mediat e huaja, Ronaldo ka shumë makina dhe të gjitha ato kapin vlerën e 1 miliard eurosh./Indeksonline/