21:09 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ronaldo, shpëtimtari i Portugalisë

Portugalia e ka mposhtur 2:0 Andorrën që vuajtën për të gjetur golin deri në inkuadrimin e Cristiano Ronaldos.

Portugalia ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e parafundit në kualifikimet për Botërorin e Rusisë, shkruan Gazeta Express.

Të besuarit e Fernando Santos morën tri pikë falë golave të yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe atij të Milanit, Andre Silva.

Cristiano hyri në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe iu deshën vetëm pak minuta që të zhbllokojë rezultatin.

Ai realizoi golin e epërsisë në minutën e 63’të, ndërsa golin e dytë e shënoi Andre Silva në minutën e 84’.

Pas kësaj fitore, Portugalia ka shkuar në kuotën e 24 pikëve, tri më pak se Zvicra dhe për t’u kualifikuar direkt në Botëror, duhet të mposhtë të martën skuadrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit. /Express