18:39 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Ronaldo si një gjigant i vërtetë, nga shtëpia në përkrahje të plotë të Juves ndaj Barcelonës

Sonte me fillim nga ora 21;00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës, duel ky në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.


Edhe pse Ronaldo nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshje nga radhët e Juves, pasi ai rezultoi pozitiv për të dytën herë, portugezi ka postuar një video ku i shpreh përkrahjen e plotë bashkëlojtarëve të tij, shkruan IndeksOnline


Ronaldo ka postuar në “Facebook” një video me fanellë të “Zonjës së Vjetër” duke ushtruar nga shtëpia dhe njëkohesisht në përkrhaje të djelmoshave të Pirlos sonte.