11:26 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / C E

Ronaldo si zëvendësues i Lewandowskit te Bayerni, “Bild” sqaron gjithcka

Cristiano Ronaldo nuk po gjen qetësinë te skuadra e Manchester United dhe duket se mund të largohet gjatë verës.

Bayern Munchen është përmendur si destinacion i mundshëm për të zëvendësuar Lewandowskin i cili mund të largohet drejtë Barcelonës, shkruan Indeksonline.

Por reporter i “Bild”, Christian Falk ka mohuar se ka tentative të bavarezëve për ta sjellë në “Allianz Arena” yllin portugez.

Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United derisa për të është duke u interesuar edhe Sportingu i Lisbonës. /IndeksOnline/