Ronaldo: Sot i them lamtumirë një shoku, një gjeniu të përjetshëm!

Sot bota e futbollit është në zi, pasi u nda nga jeta legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Maradona.
Në moshën 60-vjeçare, Maradona nuk ia doli ndaj një arresiti kardiak, që e detyroi atë t’i mbyll sytë përgjithmonë, shkruan IndeksOnline
Mes figurave të mëdha që dërguan mesazhe ngushllimi për familjarët e Maradonës, ishte edhe Cristiano Ronaldo, i cili e cilëson, Maradonën si njeri të madh dhe të përjetshëm.
“Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirat ndonjëherë. Një magjistar i pashembullt. Ai largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi pa kufij dhe një boshllëk që nuk do të plotësohet kurrë. Pusho në paqe, ace. Ju nuk do të harroheni kurrë”.
