19:17 / E Enjte, 24 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Ronaldo thyen rekord në Kampionatin Botëror

Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori të Kupës së Botës.

CR7, shënoi sot golin e parë për Portugalin në fitoren 3-2, kundër Ghanës, shkruan IndeksOnline.

Ky gol ka bërë që Ronaldo të futetnë histori të Kupës së Botës.

Ai është bërë futbollisti i parë i cili ka shënuar gol në pesë Kampionate Botërore.

Ronaldo ka shënuar në Gjermani 2006, Afrikën e Jugut 2010, Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022./IndeksOnline/