19:43 / E Mërkurë, 25 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ronaldo: Topi i Artë duhet të shkojë te Lionel Messi

Ish-futbollisti i Real Madridit, Luis Nazario De Lima Ronaldo, ka folur për fituesin e Topit të Artë për vitin 2023.

“Fenomeni” ka thënë se ky çmim duhet të shkojë për Lionel Messin, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, shkruan IndeksOnline.

“Topi i Artë duhet të shkojë te Lionel Messi, pa asnjë dyshim. Asnjë mënyrë tjetër.

Ajo që ai bëri në Kupën e Botës 2022 ishte tejet e veçantë. Më kujtoi fushatat e Kupës së Botës të Diego Armando Maradonës dhe Pelé, legjendar.”, tha Ronaldo./IndeksOnline/