Ronaldo uron festën e Fitër Bajramit
Sot është festa e madhe e Fitër Bajramit.
Ditë kjo e cila shënon përfundimin e 30-ditëve të agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në rrjetin social, “X” ka bërë postimin edhe ylli portugez, Cristiano Ronaldo.
Ai i veshur me veshje tradicionale arabe, bëri urimin në faqen e tij.
“Gëzuar Bajramin të gjithëve!
Shpresoj të keni një ditë shumë të veçantë me familjen dhe të dashurit tuaj. Ju uroj të gjithëve paqe dhe lumturi”, shkroi Ronaldo në faqen e tij./IndeksOnline/

