13:17 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ronaldo zbulon momentin më të mirë të vitit, largimi nga Real Madrid

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka folur në një intervistë me gazetën portugeze “Record” dhe ka trajtuar tema të ndryshme, duke përfshirë akuzat e tij për përdhunim.

”Momenti më i madh për vitin 2018? Trofeu i pestë i Ligës së Kampionëve dhe i treti rresht me Real Madridi, por nuk mund të mos përmend arritjen time në Juventus, ku unë u trajtova shumë mirë” është shprehur portugezi.

Ndërsa sa i përket akuzave për përdhunim Ronaldo ka deklaruar se ajo akuzë e ka lënduar atë dhe familjen e tij por se sipas tij të gjithë e dinë se ai kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë dhe është i bindur se së shpejti gjithçka do të jetë e qartë. /IndeksOnline/