11:29 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ronaldos i vije një lajm shumë i mirë nga Amerika

Cristiano Ronaldo mund të ndihet më i qetë me një lajm që i ka ardhur nga Amerika. Kathryn Mayorga, femra që e akuzonte Ronaldon për përdhunim, ka vendosur të tërheqë akuzat në gjyq ndaj futbollistit portugez.

Në njoftim nuk ka asnjë sqarim nëse është arritur një marrëveshje midis dy palëve apo ishte një iniciativë autonome e viktimës.

Avokatët e të dy palëve, Leslie Stovall dhe Peter Christiansen, nuk donin të komentonin për incidentin.

Mayorga paraqiti ankesën më 27 shtator, kur ajo deklaroi se ishte dhunuar nga CR7 në 2009 në një hotel të Las Vegas pasi e kishte takuar pak orë më parë në një diskotekë.

Ronaldo e kishte mohuar historinë duke e quajtur si trilluese./Indeksonline/