22:24 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ronaldos nuk do t’i pëlqejë se çfarë Del Piero tha për mungesën e tij në ceremoninë e UEFA-s

Mos pjesëmarrja e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e UEFA-s në Monako ka bërë që shumë njerëz të flasin, përfshirë edhe legjendën e Juventusit, Alessandro Del Piero.

Në këtë ceremoni, u hedh edhe shorti për fazën e grupeve, teksa UEFA zgjodhi edhe fituesit e disa çmimeve, ku Ronaldo ishte i nominuar.

Derisa portugezi u nominua si ”sulmuesi i më i mirë i sezonit”, ai dështoi ta fitojë çmimin e më të mirit të vitit nga UEFA pasi ky çmim iu dha Luka Modricit, transmeton IndeksOnline.

Mesfushori kroat ishte i përfshirë në këtë ceremoni, dhe e mori çmimin, teksa konkurrent i tij ishte edhe sulmuesi i Mohamed Salah i Liverpoolit.

Ronaldo nuk udhëtoi drejt Monakos pasi e dinte se nuk do të fitonte. Dhe tani Del Piero ka folur për mungesën e Cristianos në Monako.

”Vendimi për t’ja dhënë këtë çmim Modricit ishte i drejtë”, tha Del Piero për Sky Sport Italia.

”Nëse ai do të kishte shkuar, nuk do të kishte kontraverzitet. Po të kishte kontraverzitet, nënkupton se pati një miks diku. Nuk e di çfarë ndodhi.

”E di se do të shqetësohesha nëse nuk do ta fitoja çmimin, por mos të shkoja fare është krejtësisht një çështje tjetër”./IndeksOnline/