10:37 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Del Piero ia lë fajin Allegrit: Gabove në formacion

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero ia lë fajin trajnerit Max Allegri për humbjen e mbrëmshme kundër Real Madridit.

Ai thotë se Allegri duhej të ndryshonte dicka nga finalja e vitit të kaluar, transmeton IndeksOnline.

“Ai mund të kishte ndryshuar dicka nga finalja. Allegri? Ai ishte lavdëruar shumë herë për vendimet e tij, por ai mund të kishte ndryshuar dicka nga finalja e vitit të kaluar”, ka thënë Del Piero.

Klubi i Juventusit u mposht 3 me 0 nga Real Madridi midis Torinos.

“Real Madridi ka mesfushën më të mirë në botë. Ata janë një ekipit që dinë kur duhet të sulmojnë dhe kur duhet të mbrohen. Reali po bën shumë mirë në këtë garë dhe është favorit për ta fituar për herën e tretë radhazi, dhe për ta shkruar historinë”, shtoi italiani.

Ish-sulmuesi i Juves thur elozhe edhe për Cristiano Ronaldon, i cili shënoi dy gola të bukur mbrëmë.

“Cristiano Ronaldo është më i miri në botë, ai është duke luajtur shumë mirë si një sulmues tipik edhe pse nuk është një 10’q i vërtetë”

“E ardhmja ime? Ende nuk kam vendosur, edhe pse ka filluar të më pëlqej puna e trajnerit, pasi brezat e mi tani janë trajnerë”./IndeksOnline/