75 Mall Live Search
14:24 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ronela Hajati akuzon kolegët për blerje klikimesh: As Rihanna… (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati shquhet për qasjen e drejtpërdrejt që ka me kolegët dhe mediat.

E kësisoj ka vepruar edhe njëherë, ku ka akuzuar kolegët e saj se po blejnë klikime në projektet e tyre.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në “Insta Story”, ku edhe ka thënë se 4 milionë klikime në ditë nuk mundet ti bëjë as Rihanna.

“A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes, se mua s’më del. Katër milionë në ditë as Rihanna nuk i bën more vëllezër e motra, apo çka është Rihanna para nesh thuaj”, ka shkruar Ronela në InstaStory.

Ndryshe, ajo ka pak ditë që ka publikuar projektin “Do ta luj”./Indeksonline/

Temat: