19:18 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Ronela Hajati bashkëpunim me reperin e njohur?

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati është duke punuar që të sjell projektet e reja.

Një nga këngët e ardhshme të Ronelës duket se do të jetë me reperin e njohur, Don Phenom, transmeton Indeksonline.

Phenom është i njohur për bashkëpunimet me këngëtaret femra. Në të kaluarën ai ka bashkëpunuar me Encën dhe Taynan.

Të dy artistët kanë postuar një fotografi me njëri-tjetrin, dhe kanë shkruar të njëjtin përshkrim.

“Ti mendon se e di por ti nuk e ki idenë.”, kështu kishin shkruar Ronela dhe Phenom.

Projekti i fundit i Ronela Hajatit ishte “Pa dashni”, kurse i Phenom “Ma e mira je”./Indeksonline/