20:37 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ronela Hajati me këtë ndryshim pritet mirë nga fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati pëlqehet shumë nga publiku për shkak të këngëve që sjellë.

Me zërin dhe paraqitjen e veçantë në publik, ajo ka bërë për vete një numër të madh fansash, shkruan Indeksonline.

Ajo njihet edhe për guximin që ka për të eksperimentuar me dukjen e saj.

Së fundmi ajo ka ndërruar përsëri stilin dhe ngjyrën e flokëve, duke u paraqitur mjaft bukur në fotografinë e postuar nga vet këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë që kënga e fundit e Ronelës me titull “MVP” u prit mjaft mirë nga publiku./Indeksonline/