14:42 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / AR

Ronela Hajatit i vjedhin të gjitha paratë e koncertit, i boshatisin kartat e kreditit

Ronela Hajati është përballur me një ngjarje aspak të këndshme. Këngëtajra ndodhet në Londër ku ka shkuar për një koncert dhe atje është grabitur.

Nëpërmjet një video në Instagramin e saj Ronela tregon se i kanë vjedhur portofolin ku kishte me vete të gjitha lekët e koncertit.

“Isha në stacionin e policisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë. Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund”, shprehet Ronela.