08:30 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Ronela pasi u shpall fituese: Faleminderit atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, është shpallur fituesja e edicionit të 60-të të Festivalit të këngës në RTSH.

Ajo do ta përfaqësoj Shqipërinë në ‘Eurovision 2022’, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj fitoreje, ajo bëri një postim në Instagram duke i falënderuar të gjithë për përkrahje.

“Shihemi Eurovision. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur gjithë këto vite. Ju dua me shpirt RTSH. Ju premtoj që do të bëjë një video e performancë që do të kujtohet. Nuk kam fjalë”, shkroi ajo, duke ndarë disa nga momentet më të bukura gjatë performancës./Indeksonline/