09:58 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rooney: “Gjenerata e artë” e Anglisë mund t’kishte fituar gjithçka nën drejtimin e Guardiolas

Të përbërë nga disa prej lojtarëve më të talentuar që vendi ka prodhuar ndonjëherë, ata thjesht nuk mund të fituan asgjë me atë fanellë të famshme të bardhë.

Performancat e tyre bezdisëse në turnetë globale thjesht nuk mund të shpjegoheshin dhe dështimi i tyre për të sjellë asgjë në shtëpi është një nga misteret më të mëdha në futboll, shkruan Indeksonline.

Rooney – shënuesi kryesor i Anglisë – mendon se ai e di se cili ishte problemi i Gjeneratës së Artë.

Gjatë karrierës së tij të gjatë ndërkombëtare, Rooney luajti nën drejtimin e Sven Goran Eriksen, Fabio Capello dhe Roy Hodgson, por sulmuesi beson se ata mund të kishin ‘fituar gjithçka’ po të kishin dikë si Pep Guardiola në krye./Indeksonline/