Rooney i thur lavde Ancelottit: Kurrë nuk ankohet, erdhi këtu pa asnjë mbrojtës!

Legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney ka thurur lavde për trajnerin italian të Real Madridit, Carlo Ancelottin.
Rooney thotë se skuadra spanjolle erdhi këtu në “Etihad” pa asnjë mbrojtës për shkak të shumë lëndimeve dhe se Ancelotti nuk u ankua kurrë, shkruan Indeksonline
“Real Madridi erdhi këtu pa asnjë mbrojtës dhe nuk e dëgjuam kurrë Ancelottin, duke folur për këtë. Ai nuk ankohet kurrë.
“Ai humbi mbrojtjen dhe ka pasur shumë lëndime këtë sezon, por ai nuk foli, nëse do ishte një trajner tjetër, s’do i mbyllej goja”, u shpreh Rooney pas ndeshjes mbrëmë.
Kujtojmë se Real Madridi ndaj Manchester Cityt arriti fitore 3:2 në “Etihad” dhe në lojë e kishte vetëm një qendërmbrojtës, Raul Asencio./Indeksonline/