75 Mall Live Search
23:15 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rooney – Ibrahimovic, kjo është blerja më e mirë e vitit në MLS

Sulmuesi i LA Galaxyt, Zlatan Ibrahimovic është emëruar ardhja më e mirë e vitit në kampionatin amerikan, MLS.

Ibrahmovic iu bashkua Galaxyt pasi shkëputi kontratën me Manchester Unitedin në mars të këtij viti.

37-vjeçari shënoi dy golat e parë në Amerikë në debutim pasi u inkuadrua nga banka rezervë, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi suedez shënoi dy gola në debutim në fitoren e Galaxyt, 4-3 ndaj Los Anxhelos.

Ibrahimovic gjithashtu ka dhuruar 10 asistime në 27 ndeshje të zhvilluara, por ai nuk arriti ta kualifikojë skuadrën e tij në ”play-off”.

Përndryshe, Ibrahimovic së fundmi ka qenë i lidhur me një largim nga Amerika drejt Milanit./IndeksOnline/