14:08 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ross Barkley largohet nga Evertoni, mbetët në Premierligë?

Ross Barkley edhe zyrtarisht do të largohet nga Evertoni gjatë mini-afatit të janarit.

Trajneri i Evertonit, Sam Allardyce ka thënë për media britanike se dëshiron ta mbajë në skuadër anglezin, por lojtari duket se ka marrëveshje me një klub.

“Unë dua që ai të qëndroj. Madje do të isha tepër i lumtur nëse ndodhë kjo. Por, më duket se ai tashmë ka arritur marrëveshje me një skuadër”, ka thënë Big Sam.

Evertoni i ka ofruar një kontratë të re Barkleyt, i cili nuk ka luajtur që nga muaji maj, por ajo ofertë është refuzuar.

Kujtojmë se gjatë verës, Barkley ishte në “Stamford Bridge” për teste mjekësore, por në fund vendosi të mos nënshkruante.

Përvec Bluve të Londrës, ekipi favorit për të nënshkruar me talentin anglez është edhe Tottenham Hotspur./IndeksOnline/