13:55 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Rouhani: SHBA-ja, një qeveri që zbaton politikat e Izraelit

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se SHBA-ja me hapat që hedh dëmton popullin e vet dhe se ajo është bërë një qeveri që zbaton politikat e Izraelit, shkruan AA.

Sipas një deklarate nga Presidenca iraniane, mësohet se Rouhani është takuar në kryeqytetin e Teheranit me ministrin e Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza, dhe se në takim ka kritikuar politikat e SHBA-së lidhur me qeveritë të Teheranit dhe Karakasit.

“Kundër presioneve të SHBA-së, do të qëndrojmë përkrah Venezuelës. SHBA-ja vepron kundër popujve dhe vendeve të pavarura. Me këta hapa dëmton popullin e vet. SHBA-ja është bërë një qeveri që zbaton politikat e Izraelit”, u shpreh Rouhani në takim.

Më tej, Rouhani tha se Irani dhe Venezuela mund të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën e minierave, energjisë, centraleve, shkencës dhe teknologjisë.

Arreaza, ka falenderuar Iranin për mbështetjen – dhënë Venezuelës.

Arreaza mbërriti në Teheran të dielën në mbrëmje i shoqëruar nga një delegacion. Dje ai zhvilloi një takim edhe me homologun e tij iranian, Mohammad Javad Zarif. /IndeksOnline/