13:41 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Roza Lati: Mbaj mend vjet për Shën Valentin i bëra dhuratë vetes gjoksin e ri (Foto)

Kur nuk ke të dashur nganjëherë ngushëllimi më i mirë dhe i vetëm është që t’ia bësh vetes një dhuratë për Shën Valentin.

E kështu ka vepruar vitin e kaluar edhe prezantuesja shqiptare, Roza Lati.


Përmes një postimi në rrjetin social Instagram ajo kujtoi që pikërisht sot një vit kishte zmadhuar gjoksin, teksa ka shkarkuar një fotografi ku shihet duke e kapur gjoksin teksa ka shkruar:

Mbaj mend vjet per Shen Valentin i bera dhurate vetes gjoksin e ri, më profesional, u be fiks 1 vit. Interneti merrej aq shume me gjoksin tim, sa i vura dhe emra meqe mi kishin bere personazhe. I quajta Ana dhe Nina. Kshu qe kete foto si ta titulloj?
Holding my Valentine?
Apo…
Holding my Ana?