21:16 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Rozeta Hajdari: Masat e reja veprim jo i lehtë, ekonomia veç është godit!

Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka thënë se nuk ka qenë aspak e lehtë të ndërmarrin masa të reja sa i përket Covid19.

“Masat e reja kanë qenë një veprim jo i lehtë, por për shkak të situatës që pandemia po ecë në të keqen dhe rrezikun e qytetarëve tanë, është dashtë të vijmë tek ky vendim aspak i lehtë. Jemi në vemendje që ekonomika vec është duke u godit, por është me rëndësi që nëse ec kjo pandemi dhe nëse nuk marrim masa do të ishte edhe më keq edhe për qytetarin por edhe për ekonominë”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline.

“Sa më herët që merren këto masa ësht% më mirë për jeten edhe për ekonominë, do të kemi humbje më të madha ekonomike por edhe humbje më të madha të humbjes së jetës së qytetarëve, kerkojme mirëkuptim me qytetarët me bizneset, t’i largojmë këto rreziqe që i kemi këto ditë”

“Prandaj kërkojë mirëkuptimin e juaj në zbatimin e këtyre masava, sa ma shpejt që largohen këto masa, ju mirëkuptoj shumë …jam në shërbim të ekonomisë, të ndërmarrësisë, të tregtisë, të industrisë, pres mirëkuptimin të qytetarëve që i marrim sonte sepse është në interes të përbashkët, sa më shumë bashkëpunim me qëllim që t’i largojmë sa më herët që mundemi këto masa”. /Indeksonline/