16:29 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rrah ish të dashurën në mes të rrugës në Tiranë

Një i ri nga Tirana ka goditur me sende të forta ish-të dashurën e tij dy vite më të madhe në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme ku 24 vjeçari me inicialet M.J ka goditur me sende të forta shtetasen S.SH 26 vjeç në rrugën e “Kosovarëve”.

Materialet iu referuan për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiarën.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.J, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kosovarëve”, ka goditur sende të forta, ish të dashurën S.SH, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.