09:11 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Rrah policët, përfundon në pranga

Një person në Klinë është arrestuar pasi ka penguar policët zyrtarë gjatë detyrës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtupel, shkruan AktivPress.

“Njëri zyrtar i PK-së ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës dërguar për media.

Më pas, i dyshuari  me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./AktivPress