08:52 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / AR

Rrahen babë e bir në Prizren, njëri rrah edhe gruan

Dje rreth orës 14:35 në Prizren, pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht babë e bir.

Gjithashtu njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, njofton Policia në raportin 24 orësh.

Dy të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka kanë marrë trajtim mjekësore.

Me urdhër te prokurorit njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/