16:36 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrahen femra e meshkuj në Gjilan (Video)

Dy rrahje të ndryshme kanë ndodhur mbrëmë në Gjilan, njëra jashtë diskoteke dhe njëra afër një pompe-derivatesh.

Në njërin rast ishin të përfshira edhe femrat ku shihen teksa fjalosen dhe shtyhen me meshkuj teksa në rastin tjetër dy meshkuj shihen të rrahur fortë nga sigurimi dhe të njëjtit kishin mbetur të shtrirë në mes të rrugës.

Me të dyja rastet është duke u marrë Policia e Kosovës ndërsa nuk është raportuar për të arrestuar dhe as për arsyen që ka quar deri të rrahjet.