14:18 / E Enjte, 14 Prill 2022 / k.v

Rrahën fort katër persona në Nepërbisht, policia arreston tre prej tyre

Të mërkurën mbrëma, policia është njoftuar se në fshatin Nepërbisht të Suharekës, ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Reagimi i patrullave policore ka qenë i menjëhershëm.

Në vendngjarje, patrullat policore kanë hasur në disa persona të dyshuar të përfshirë në rrahje, të cilët kishin lëndime trupore.

Personat e hasur në vendngjarje janë:
Xh. K., (viti i lindjes 1969, mashkull kosovar),
S. K.,(viti i lindjes 1996, mashkull kosovar),
F.K., (viti i lindjes 1960, mashkull kosovar), dhe
B.K., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar).

Policia i ka ofruar ndihmën mjekësore të lënduarve dhe i kanë dërguar në QKMF-Suharekë për tretman të mëtejmë mjekësor.

Të dyshuarit XH.K dhe S.K janë dërguar ne Spitalin Rajonal Prizren, kurse të dyshuarit F.K dhe B.K pas tretmanit mjekësor janë dërguar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuar ndalohen për 48 orë, kurse i dyshuari XH.K lirohet në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Stacionit Policor Suharekë./IndeksOnline/