09:45 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Rrahën mes veti, arrestohen katër persona në Deçan

Policia e Kosovës bën të ditur se janë arrestuar katër persona në fshatin Isniq të Deçanit.

Të njëjtit janë rrahur mes vete dhe dyshohet se është përdorë edhe armë zjarri.

Arma AK-47 me 12 fishekë është konfiskuar dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/

Foto ilustrim