75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rrahën një person në rrugë dhe dy policët që intervenuan, tre të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Obiliq, të cilët dyshohen se kanë rrahur tre persona tjerë, në mesin e tyre dy policë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Gjatë intervenimit në rast,  nga të njëjtit, janë sulmuar dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me urdhër te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/

Temat: