09:56 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rrahet nga burri, ajo e denoncon dhe kthehet në shtëpinë e prindërve

Një grua  nga Drenasi ka denoncuar në Policinë e Kosovës bashkëshortin e saj, pasi që ky i fundit kishte ushtruar dhunë mbi të.

Ngjarja ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes, ku viktimës i është ofruar edhe tretman mjekësor kurse më pas ajo ka shkuar në shtëpinë e prindërve, bashkë me fëmijët e saj.

Ndryshe, i dyshuari është liruar dhe rasti ka mbetur nën hetime./Indeksonline/