Rrahja mes disa persona në Fushë-Kosovë, policia jep detaje
Rrahja mes disa persona në Fushë-Kosovë, policia jep detaje
Indeksonline ka raportuar mbrëmë për një rrahje brutale në Fushë-Kosovë, ku një i ri është goditur rëndë nga dy të tjerë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, njëri nga të dyshuarit që është përfshirë në rrahje është arrestuar. Ndërsa I dyshuari i dytë për momentin gjendet në arrati.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ishte përfshirë në një rrahje me një të dyshuar tjetër mashkull kosovar i cili për momentin gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Në videon e siguruar nga ‘Indeksonline’ se si viktima fillimisht tërhiqet me dhunë nga vetura, e më pas goditet vazhdimisht në kokë dhe trup.
Më poshtë mund të shihni pamjet./Indeksonline/