22:54 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rrahja që po çudit botën, nëna i dha thikën vajzës 14 vjeçare (Video/Foto)

Një nënë thuhet se kishte shtyrë vajzën e saj të godasë një shoqe të shkollës me thikë teksa të tjerët janë detyruar të qëndronin dhe të shihnin.

Kundërshtarja ndërkaq pësoi goditje në fytyrë, krahë, duar dhe gjoks,jashtë një shkolle në Brazil, transmeton Indeksonline.

Ajo u trajtua në spital për plagët që mori dhe u ekzaminua nga mjekësia ligjore që po hetonte incidentin.

Të dy vajzat kanë qenë shoqe të ngushta dhe mosmarrëveshja u bë për një video në rrjetet sociale.

Ndërkohë policia po kërkon për të marrë në pyetje nënën e vajzës, Elanie Santiago, lidhur me përfshirjen e saj në incident.

Ajo supozohet se i ka dhënë thikën vajzës 14 vjeçare dhe me qëllim qëndroj aty duke mos penguar vazhdimin e rrahjes.

Gruaja është zhdukur bashkë me vajzën e saj dhe po përballet me akuzat se ishte pjesëmarrëse në incident./Indeksonline/