11:00 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përleshje dhe të shtëna me armë, plagoset një person në Prishtinë

Pas një mosmarrëveshjeje dy persona janë sulmuar fizikisht nga disa të panjohur gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme.

Përveç sulmit njëri nga ta ka shtënë edhe me armë. Njëri prej viktimave ka pësuar lëndime trupore dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, përderisa nuk raportohet për të arrestuar./Indeksonline/