09:58 / E Martë, 02 Janar 2024 / mp

Rrahje masive në Prizren, ka të lënduar

Pesë persona janë lënduar pasi që janë përfshirë në një rrahje ku janë përdorur edhe thika, që ka ndodhur në Prizren në orët e para të së hënës. Thuhet në raportin e policisë.

Në mesin e të lënduarve janë edhe dy të mitur. Rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë.

“Prizren / 01.01.2024 – 00:45. Pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj, dy prej tyre të mitur, janë përleshur ndërmjet vete dhe kanë përdorur mjete të mprehta thika duke goditur njeri-tjetrin. Të gjithë kanë pësuar lëndime trupore dhe i janë nënshtruar tretmanit mjekësor, sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit thuhet se njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.