23:48 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Rrahje masive në qendër të Gjilanit, përdoren edhe armët e ftohta (Foto)

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur rreth orës 23 e 30 minuta në qendër të Gjilanit.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku sipas tyre në këtë incident dyshohet se ka edhe të therur me thikë.

Në vendin e ngjarjes tani ndodhen njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës të cilat po merren me rastin.

Rrahja ka ndodhur përballë një kafiterie në lagjen ‘Dardania’.

Aktualisht motivet e kësaj rrahje masive ende janë të panjohura derisa organet e rendit po merren me rastin./Indeksonline/

Temat: