11:52 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / OSH

Rrahje me shufër metalike në Prishtinë, arrestohen dy persona

Një rrahje brutale ka ndodhur rreth orës 11:00 afër shkollës “Elena Gjika” në rrugën “Zenel Salihu”, në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë rrahjes është përdorur një shufër metalike ku njëri nga personat është lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnlinen zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci, i cili tha se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

IndeksOnline mëson se njëri nga ta është nxënës.

“Rreth orës 11:00 është raportuar për një rrahje midis disa personave në  rrugën “Zenel Salihu”, në Prishtinë .

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestonte dy persona të dyshuar dhe të gjente një shufër metalike që dyshohet të jetë përdorur gjatë rrahjes.

Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor nga ekipet mjekësore të emergjencës në stacionin policor.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin dhe po punon për të identifikuar edhe personat të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast”, tha ai./IndeksOnline/